Last Updated on 07/05/2026 by Monika
Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi një takim pasditen e sotme me pensionistë dhe ekspertë të ekonomisë, në selinë blu.
Gjatë fjalës së tij, Berisha kritikoi ashpër qeverinë dhe kryeministrin Rama për qëndrimin e tyre ndaj pensionistët, që sipas Berishës marrin vetëm thërrime.
Më tej, Berisha u shpreh se Rama dhe ministrat, sidomos Balluku kanë tejkaluar çdo limit, pasi kanë vjedhur dhe plaçkitur pothuaj të gjithë pasuritë publike të vendit.
Sali Berisha: Një nga problemet më të dhimbshme, mbi 1/3 të popullatës së vendit, e cila jeton në varfëri edhe po të jetë për pensionin që merr, në varfëri të skajshme. Marrin thërrime. Po të kemi parasysh çmimet e tregut, ata kanë një jetë shumë të vështirë. Në Shqipëri inflacioni në tërësi krahasuar me inflacionin selektiv, të shportës së mallrave më të domosdoshme për pensionistin ky inflacion i dytë është 10 herë më i madh se sa inflacioni në tërësi. Nëse i përdorim kemi të bëjmë me një cinizëm shifrash të pashembullt. Me këto pak para që ka, i ka të përqendruara në atë shportë, dhe atë nuk e kap dot. Një gjendje jashtëzakonisht e rëndë, e papranueshme. Nuk ka shpërndarje më të pabarabartë të ardhurash sesa kjo. Qëndrim më cinik. Është i tëri handmade. I bërë nga qeveria, sepse në vitin 2013 pensionet ishin sa ishin po ishin më të larta në rajon, më të larta se në Serbi.
Vazhdimi i këtij trendi duhet të ishte qëndrim absolut i qeverisë. Qeveria dyfishoi taksat. Qeveria pretendoi se po indekson pensionet. Indeksimi, me tregues e inflacionit të përgjithshëm, pensionistëve u del 2 kokrra vezë. Indeksimi me inflacioni selektiv, nuk është konsideruara kurrë për ta. Ndaj dhe mbeten në vendnumëro, ose me rritje modeste në një kohë kur çmimet u rritën mbi 100%. Në një kohë kur mallrat u bën më të shtrenjta jo se në Serbi, por më të shtrenjta se në Itali, Greqi dhe Gjermani në disa raste. Plus fatura e kujdesit shëndetësor. Pra në mënyrë të papërgjegjshme, pensionistët u zhytën gjithnjë e më thellë në mjerim. Ky ishte shpërblimi që morën nga kjo qeveri ata që ndërtuan Shqipërinë, që sakrifikuan. Dhe papritmas e gjejnë vetën të përjashtuar në mënyrë të egër nga shoqëria. Të keqshpërblyer në shkallën më ekstreme. Një muaj më parë, tha Eureka, Edi Rama. Ishte eureka 8 euro. Ajo që thotë ai bonusi për pensionin. 4 kg domate. 2 kg më fal. 8 euro, 13 vite më parë mund të ishin 20 kg domate. Shiko ku jemi, mos flasim për ilaçet. Nuk i blejnë dot. Ky është krim, absolutisht. Ndërkohë, i bie me krenari gjoksit se ka buxhetin 8 mld. Ndërkohë flet për rritje ekonomike. Është krijuar një polaritet i jashtëzakonshëm. 93% të kursimeve në bankat e Shqipërisë sot i kanë 12 mijë shqiptarë. Nuk ka vend si ky. Pastaj, e gjitha kjo, pse është një sistem i ngjashëm me një sistem kolonial. Plaçkitje e pasurive publike të vendeve që kolonizoheshin. Plaçkitje. Fondet publike po plaçkiten në mënyrë të paimagjinueshme. 20 mln km i autostradës në fushë. 4 mln euro km në autostradë Janinë Kakavijë në anën tjetër të kufirit, 27 m e gjerë. Plaçkitje, pa fundme. Nuk ka komb të plaçkitur si ky, ka arritur në ekstreme. Nuk ka një tullë të inceneratori. Eurot janë vjedhur. Plaçkitje e pasurive publike. Mln m2 në vend se tu kthehen pronarëve u jepen baronëve të drogës. Dhe së fundmi, ligji smund të veprojë për kryeministrin dhe ministrat, siç ishte rasti Balluku. Kanë administruar 12 mld euro vetëm në portofolin e asaj ministrie. Ku janë? Të gjitha rrugët u shembën. Këta kanë tejkaluar çdo lloj limiti. Absolutisht krim. Në çdo aspekt, asnjë përkujdesje. 500 mln i jep qeveria greke vetëm në popullatë për të lehtësuar pasojat e çmimit të naftës gjatë kësaj periudhe./mxh
