Last Updated on 20/09/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, të cilin e konsideroi një ndër shërbëtorët më shembullorë të shtetit shqiptar.
“Ky është një kalim stafete që për mua ka një lloj emocioni apo ndjesie të veçantë, pasi sot merr detyrën shumë sfiduese të ministrit të Drejtësisë një ndër shërbëtorët më shembullorë të shtetit shqiptar që më është dhënë mundësia mua ta njoh.
Ministri i ri i Drejtësisë e ka nisur rrugëtimin e tij me studime jashtë vendit dhe pastaj i ka ngjitur shkallët një e nga një, me një angazhim dhe përkushtim shembullor në çdo detyrë që i është besuar, dhe besoj se me mbështetjen e ekipit të kësaj ministrie dhe në bashkëpunim e ndërveprim me të gjithë punonjësit e institucioneve të varësisë, Besforti do t’ia dalë të çojë përpara një punë të nisur prej disa vitesh tanimë dhe të vazhduar nga ministri i deritanishëm, Ulsi Manja”, tha Rama./E.T
