Last Updated on 29/04/2025 by adminfjala
Kryesocialisti Edi Rama është duke zhvilluar një takim me qytetarët në Patos në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Ai u prit nga qindra qytetarë, të cilët po brohorasin për fitoren e socialistëve, të bindur se rezultati i 11 majit do të jetë i ngjashëm me atë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.
Rama tha se në 11 maj, shqiptarët do të zgjedhin mes PS dhe Partisë Demokratike të Sali Berishës, i cili – duke referuar gafave në takimet e tij – tha se nuk di se çfarë thotë.
“Mjaft më si qytetarë të dorës së dytë! Eshtë koha që Shqipëria dhe shqiptarët të hyjnë në familjen europiane një herë e mirë. Nuk jemi vetëm ne që duam të hyjnë në BE, por edhe BE do që ne të hyjë në shtëpinë e saj. Më 11 maj Shqipëria nuk do të zgjedhë vetëm mes forcash politike, por do të zgjedhë mes nesh dhe një 80 e kusar vjeçari që nuk di ca thotë’, tha ai.
Sondazhet e deritanishme në mediat kryesore të vendit e nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit. Në rastin më të keq, PS do të marrë 2% më pak vota se në 2021, që do të thotë se 71 mandatet e shumicës qeverisëse parashikohen të sigurta. m.p.