Last Updated on 27/08/2025 by adminfjala
Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në datën 30 gusht ministra, por edhe eksponentë të Partisë Socialiste në disa takime të ndryshme.
Kujtojmë se më 30 gusht, kryeministri Rama do të niset për në Slloveni ku do të marrë pjesë në samitin e Bledit.
Gjithsesi, takimet do të vijojnë edhe sot, 27 gusht.
Sipas mediave, dita ka nisur më qetë për shkak të axhendës së kryeministrit.
Pas ceremonisë pritet që në zyrën e tij të ketë takime të tjera nga ministra dhe eksponentë të PS-së. Takimet janë fokusuar në projekte të ndryshme, ato që janë lënë përgjysmë apo nisma të reja që do të ndërmerren në legjislaturën e ardhshme/kb
