Last Updated on 05/10/2025 by adminfjala
Në podcastin e tij “Flasim”, Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Diellën , ministren e parë virtuale në botë. Ai ka ironizuar lajmet që qarkulluan mbi faktin që Diella u shfaq me gjatë gishta, ai theksoi përsëri që nuk ka dyshim që Diella do të jetë një histori suksese.
“Kuriozitet të madh ngado, ka edhe dyshime në suksesin e ministres sonë siç ka edhe kritika, apo edhe çudira ku së fundmi zbuluan se Diella ka 6 gishta. Unë përvete s’kam asnjë dyshim që Diella do jetë histori i bukur suksesi,” tha Rama ndër të tjera.
Deklarata e plotë:
“Bota vazhdoi të fliste për Diellën, ministren e parë të inteligjenëcn artificiale në një qeveri në botë. Nuk mbaj mend herë tjetër, kur kërkesat për intervista drej zyrës sime të kenë qenë të panumërta, nuk besoj se ka pasur herë tjetër një lajm nga Shqipëria që të ketë kapur pa asnjë ekzagjerim, të gjitha anketat e plantit dhe të gjitha faqet. Kuriozitet të madh ngado, ka edhe dyshime në suksesin e ministres sonë siç ka edhe kritika, apo edhe çudira ku së fundmi zbuluan se Diella ka 6 gishta. Unë përvete s’kam asnjë dyshim që Diella do jetë histori i bukur suksesi, por ajo në kaq pak kohë, ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në borë, saqë është kaq do mjaftonte për ta bekuar edhe sikur të mos bënte me asgjë tjetër”. m.p.
