Last Updated on 30/09/2025 by adminfjala
Deputeti demokrat Tritan Shehu akuzoi mazhorancën për frikë nga debati parlamentar dhe për veprime antikushtetuese në Kuvend. Ai tha se vendimet e kryera deri tani, duke nisur nga dekretimi i ministres Diella dhe ndryshimet e shpejta të rregullores së Kuvendit, tregojnë për një regjim që duhet përballuar me mobilizim qytetar.
Shehu mbështeti raportin e DASH për Shqipërinë, duke theksuar se korrupsioni, trafiku i drogës dhe larja e parave nga krimi i organizuar po deformojnë demokracinë në vend.
Deputeti kritikoi gjithashtu pasivitetin e qeverisë ndaj iniciativës amerikane për paqen në Gaza, duke thënë se plani i presidentit Donald Trump është një mundësi e jashtëzakonshme për të shmangur dhunën dhe terrorizmin. Ai u shpreh se vetëm ai dhe Sali Berisha kanë mbështetur publikisht këtë plan, ndërsa qeveria shqiptare nuk ka dhënë asnjë deklaratë./E.S
