Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, ka thyer heshtjen në rrjetet sociale përmes një mesazhi tejet emocional drejtuar ndjekësve të saj, pas tragjedisë familjare që pësoi me humbjen e xhaxhait.
Përmes një postimi në kanalin e saj të komunikimit, Elijona ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe që ka marrë gjatë këtyre ditëve të vështira.

Mesazhi i plotë i Elijonës:
“Hey zemrat e mia… Faleminderit pafund për çdo mesazh dhe ngushëllim që ma keni dërgu… i vlerësoj me gjithë shpirt. Për momentin jam duke e marrë veten, pak nga pak… Shpresoj shumë që shumë shpejt me u kthy prapë tek ju, edhe ma e fortë se kurrë. Se ju e dini… Eli nuk dorëzohet. Ju dua pafund!”
Një rikthim i afërt ndonëse ende në fazën e rimëkëmbjes shpirtërore, 19-vjeçarja ka lënë të kuptohet se forca e saj mbetet e palëkundur. Ajo premtoi një rikthim të shpejtë pranë fansave të cilët e kanë shoqëruar në çdo hap të rrugëtimit të saj televiziv.
Ky reagim ka ngjallur reagime të shumta mbështetëse nga ndjekësit, të cilët vazhdojnë t’i qëndrojnë pranë në këtë periudhë zie./mxh
