Last Updated on 18/12/2025 by Monika
Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa mendime reflektimi lidhur me angazhimin e tij shumëvjeçar në politikë.
Rama u shpreh se vitet e tij në politikën e përditshme nuk i percepton si humbje, se e ka zgjedhur lirisht.
Rama shtoi se i qëndron zgjedhjes së tij, që e lidh me kontributin për shoqërinë dhe të mirën e përbashkët.
“Nuk e perceptoj si humbje për sa kohë sa e kam zgjedhur lirisht. Nuk ma ka vënë njëri me detyrim. Dhe për aq kohë sa ajo që kam lënë është përkthyer në shumëçka kam arritur në interesin e përbashkët. Prindërit ishin kërkues, nuk isha fëmijë i lehtë dhe gjeja “strehë” të gjyshja. Gjyshja ime më ka thënë disa gjëra që janë si pika referimi dhe një prej tyre është se prindërit bëjnë detyrën e tyre, por nga ana tjetër do bëhesh burrë dhe burrat bëjnë gabime, por mos harro se shumë njërëz do takosh në jetë, por takimi më i rëndësishëm është ai që do bësh të fundit, me dikë që është një plak shumë i vjetër, që quhet Shën Pjetër, se ai ka biletat për të shkuar në parajsë ose në ferr”,-u shpreh Rama./mxh
