Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, foli këtë të mërkurë, 25 mars, mbi progresin e arritur deri më tani dhe sfidat e procesit të integrimit në BE, duke u ndalur specifikisht në rolin e medias dhe të rëndësisë së një dialogu transparent dhe gjithëpërfshirës.
Në seancën e dytë plenare të Platformës së Dialogut të Hapur, ministrja Pirdeni tha se Shqipëria ka një agjendë e cila parashikon që “brenda vitit 2026, të përafrojë legjislacionin me Aktin Europian të Lirisë së Medias” si dhe me standardet e transparencës së tregut mediatik.
