Në hapje të diskutimeve në panelin për Reformën Zgjedhore zv.kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Damian Gjiknuri, deklaroi se është e rëndësishme që në hartimin e ligjit të ri të kenë mbështetjen e ODIHR-it, KiE-së dhe Komisionit të Venecias me qëllim që të arrihet një stabilitet për sa i përket këtij ligji.
Gjiknuri tha se ODIHR-i i garantoi se do të sjellë ekspertë.
“Shpresoj të kemi mbështetje nga ODIHR-i, Këshilli i Europës dhe Venecia që të kemi një regjim stabël për sa i përket ligjit zgjedhor.
ODIHR-i më garantoi se do të sjellin ekspertë”, deklaroi Gjiknuri. /K.M
