Last Updated on 05/12/2025 by Monika
“Rendi i Ri” është shfaqja më e re që do të vendoset në skenën e Teatrit Kombëtar. Me regji nga Kiço Londo, shfaqja sjell në rolet kryesore aktorët e mirënjohur: Era Caushi, Igli Fusha, Xhoana Karaj dhe Aleksandër Kondi.
Me një kast të mrekullueshëm e duke përdorur një gjuhë të mprehtë dhe të guximshme, shfaqja ngre pikëpyetje mbi “kaosin egzistencial” përreth nesh
Shfaqja flet për ato gjëra që zbulojnë natyrën e vërtetë të njeriut, duke na kujtuar “shenjat” tona dhe fton shikuesit për një reflektim të thellë në jetën dhe përditshmërinë e tyre.
Shfaqja “Rendi i Ri” do të shfaqet në datat 8 dhe 9 dhjetor, në orën 20:00.
