Machine Gun Kelly (MGK) ka lënë të gjithë pa fjalë gjatë një performancë në T-Mobile Zone gjatë Formula 1 Las Vegas Grand Prix më 21 nëntor.
Reperi 35-vjeçar, i njohur edhe si Colson Baker, bëri një rrëfim surprizues për jetën e tij intime:
“Nuk jam shumë larg nga një pilot i Formula 1 kur jam në dhomën e gjumit. Jam shumë i shpejtë, por më merr kohë të arrij tek finishi,” tha ai duke i bërë fansat të qeshin dhe duke i quajtur ata “Valentinet e mia të vogla të përgjakura.”
Deklarata e tij vjen rreth një vit pasi MGK dhe Megan Fox përfunduan marrëdhënien e tyre të ndërlikuar gjatë shtatzënisë së aktorës me vajzën e tyre të parë, Saga Blade, e cila lindi më 27 mars 2025. Çifti ndan një marrëdhënie bashkëprindërore, ndërsa MGK gjithashtu ka një vajzë 16-vjeçare, Casie, me ish-partneren Emma Cannon.
Megan Fox ka tre djem nga ish-bashkëshorti i saj, Brian Austin Green.
