Last Updated on 11/08/2026 by Anisa
Ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri në Drenie të Mallakastrës, për shuarjen e zjarrit në zonën mes Drenies dhe Gjinoqarës, në bashkinë Patos, pas riaktivizimit të vatrës gjatë ditës së sotme.
Dy avionë zjarrfikës kanë nisur hedhjen e ujit mbi vatrat e zjarrit, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe normalizimin e situatës.

Për normalizimin e situatës në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 15 forca bashkiake. Ndërhyrja nga toka po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe intensitetit të zjarrit.
