Last Updated on 30/06/2026 by EL
Novela “Lamtumira e së keqes” është shkruar në vitin 1987 dhe u përfshi në përmbledhjen me tregime dhe novela “Ëndrra mashtruese”, në vitin 1990.
Ngjarja zhvillohet në kohën kur Perandoria Osmane e ndjeu se sundimi i saj mbi Ballkanin po shkonte drejt fundit dhe se Shqipëria, si një nga territoret e fundit të mbetura, po bëhej shqetësim i veçantë për sulltanin, se si të ruhej në të ardhmen ndikimi i tyre shpirtëror, mendor dhe kulturor.
Pikërisht këtu qëndron thelbi i novelës: e keqja nuk largohet gjithmonë bashkë me ushtrinë, ligjet apo administratën; ajo mund të mbetet në mendësi, në zakone, në frikë, në nënshtrim dhe në mënyrën si një popull fillon ta shohë vetveten./et
