Pyetje që lind është: sa i ri është mosbesimi ndaj institucioneve sovranacionale, të cilat shihen si kërcënim për sovranitetin kombëtar?
Haass shpjegon: E kemi parë edhe më parë, por tani është shumë më i fortë. Mosbesimi ndaj OKB-së nuk është i ri; ai u intensifikua ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë pas Covid-it, dhe ndaj Organizatës Botërore të Tregtisë ekziston tek të dy partitë. Por ajo që ndryshon është thellësia e mosbesimit dhe armiqësia ndaj Bashkimit Evropian, i izoluar si objekt kritikash të veçanta.
Duke folur për perceptimet amerikane ndaj BE-së, Haass sqaron se nuk do t’i quante konservatorë të gjithë ata që kritikojnë unionin: Shumica e atyre që mbështesin këtë president ose MAGA nuk janë konservatorë sipas përkufizimit tim. Mund të kritikohet BE-ja për rregulloret e tepërta që kanë ngadalësuar inovacionin dhe rritjen ekonomike, por nuk duhet të shkatërrohet; zgjidhja është reforma, si p.sh. një Bankë Qendrore më e fortë dhe më pak rregullime.
Haass vëren gjithashtu se strategjia amerikane e re “shënon triumfin e geoekonomisë mbi gjeopolitikën”, duke shënuar fundin e epokës kur Amerika ishte “ankra e aleancave dhe institucioneve ndërkombëtare, gati të sakrifikonte për sundimin e ligjit”.
Sipas tij, “ky është presidenti i parë që shqetësimi kryesor është interesi ekonomik i Amerikës, duke justifikuar tarifat, balancën tregtare, blerjen e produkteve amerikane dhe reindustrializimin”, disa prej të cilave i quan të arsyeshme, ndërsa shqetësimin për balancat tregtare e konsideron “ekonomi të keqe”.
Për situatën në Ukrainë, Haass është kritik: Strategjia amerikane nuk është shumë inkurajuese sepse është tepër e butë ndaj Rusisë. Trajtimi i Ukrainës është thuajse neutral. Administrata duket më e interesuar për të arritur paqen sesa për përmbajtjen e saj, dhe po njësoj e shqetësuar për rehabilitimin e Rusisë sesa për mbrojtjen e Ukrainës.
Ai nuk përjashton mundësinë që administrata amerikane të “shtrëngojë Ukrainën të pranojë humbje territoriale si Donbasi”, por thekson se “vendimi final do të varet nga Ukraina dhe Evropa”, duke paralajmëruar se mund të ketë lëvizje të ndryshme, nga pezullimi i ndihmave ushtarake ndaj Ukrainës deri te rritja e sanksioneve ndaj Rusisë.
Duke komentuar rolin e republikanëve në Kongres, Haass shprehet skeptik: Nuk i marr seriozisht. Kongresi i udhëhequr nga republikanët nuk ka treguar se është një degë e pavarur dhe në nivel të barabartë me qeverinë, ka dhënë pak shenja gatishmërie për të sfiduar këtë president dhe administratën./kb