Sipas njoftimeve të World Health Organization (WHO), kongresi global për mjekësi tradicionale do të mbahet më 17-19 dhjetor 2025. Qëllimi është të bashkohen ekspertë, institucione dhe sektor privat për të promovuar terapi bazuar në të dhëna shkencore — duke marr parasysh potencialin e mjekësisë tradicionale për mirëqenie afatgjatë.
Kjo nxitje globale reflekton një tendencë rritëse: njerëzit kërkojnë alternativa më natyrale dhe që ruajnë balancën mes traditës dhe dijes moderne./KM
