Rihanna ka bërë një rikthim spektakolar në festivalin tradicional Crop Over 2026 në Barbados, duke tërhequr vëmendjen me një nga paraqitjet e saj më të bujshme të viteve të fundit.
Këngëtarja dhe themeluesja e markës Fenty, 38 vjeçe, mori pjesë në Grand Kadooment Day, parada kryesore e festivalit, e veshur me një kostum karnavalesh plot ngjyra, i personalizuar nga stilistja barbadiane Lauren Austin.
Rihanna shkëlqen në Crop Over 2026, rikthehet në Barbados me
Look-u i saj përfshinte një kostum me prerje të guximshme, të zbukuruar me gurë të çmuar, një kurorë madhështore dhe krahë gjigantë me pendë në nuanca turkezi, rozë dhe portokalli, duke e kthyer menjëherë në qendrën e vëmendjes
Rihanna shkëlqen në Crop Over 2026, rikthehet në Barbados me
Pas pjesëmarrjes së fundit në vitin 2024, rikthimi i Rihannës në festivalin më të madh të vendlindjes së saj u prit me entuziazëm nga fansat, ndërsa pamjet nga parada po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale./mxh
