Roberto Mancini është rikthyer zyrtarisht në detyrën e trajnerit të Italisë pas një periudhe traziash administrative në Federatën Italiane të Futbollit.
Emërimi i tij erdhi pas dorëheqjes së drejtorit teknik Paolo Maldini, i cili u largua pasi dështoi të siguronte emra si Ancelotti, Guardiola apo Pirlo.
Pas kësaj lëvizjeje, Claudio Ranieri mori rolin e drejtorit teknik, ndërsa stoli i perfaqësueses i u besua serish Mancinit. Sidoqoftë, mediat italiane raportojnë se rikthimi i tij ka hasur kundërshtime dhe ka krijuar përçarje për shkak të ndikimit të presidentit të FIGC-së, Giovanni Malago, me të cilin trajneri ka marrëdhënie të afërta.
Gjithashtu, një pjesë e drejtuesve të Serie A preferonin Antonio Conten si opsionin e duhur për stolin e kombëtares. Një tjetër pikë kritike mbetet largimi i tij i polemizuar në vitin 2023 drejt Arabisë Saudite, ku u largua pak javë para ndeshjeve kualifikuese me një pjesë të stafit teknik.
Pavarësisht këtyre polemikave, Mancini do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës për të përgatitur ndeshjet e ardhshme zyrtare./MXH
