Last Updated on 02/06/2026 by EL
Pas 5 prezantimeve gjatë ditës së sotme, juria ka shpallur fituesin e Konkursit Kombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve.
Kryetarja e jurisë, Mari Randsborg tha se në mënyrë unanime nga juria projekti fitues u shpall ai i “Herzog &de Meuron Basel Ltd” dhe Julian Beqiri + “Marsela Demaj” + “Michel Desvigne (MDP)” + “Gentian Shkurti” + “SUEB INDUSTRIES sh.p.k.” + “The Space Factory Ltd” + “KLAR” sh.p.k.
Idetë ishin të ndryshme dhe themeli është ruajtja e identitetit të godinës aktuale, duke i rritur kapacitetet akomoduese, por edhe i dhënë një tjetër nivel sa i përket aspektit komercial.
Në vend të dytë në konkurs u shpall ekipi “MVRDV B.V” + “AEI Progetti Srl” + “IRI sh.p.k” + “Jason Bruges Studio Ltd ” + “Charcoalblue International Ltd” + “Arup Engineering Trading as Ove Arup & Partners Ireland Ltd”+ “Bami Holding”sh.p.k.
Ndërsa në vend të tretë u shpall ekipi “Studio GANG” + “Gener 2” sh.p.k +“AD-STAR shpk” + “Digi Print” + “Besart Papa” + “Rudina Papavasili”./ET
