Last Updated on 02/06/2026 by EL
Duket se ka një situatë jo të qetë mes Rusisë dhe Serbisë, reflektuar në një masë periferike por thlebësore si regjimi i vizave për qytetarët e të dyja vendeve.
Mediat opozitare serbe raportojnë se zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peksov, ka paralajmëruar se çdo masë nga qeveria serbe për të përfunduar regjimin e lëvizjes pa viza me Rusinë, do të marrë përgjigje reciproke.
Lajmin referohet se e ka përcjellë së pari gazeta ruse “Izvestia” sipas të cilës në Serbi ka debate për masat antiruse, përfshirë fundin e lëvizjes pa viza si pjesë e linjëzimit të vendit me politikën e Bashkimit Europian./ET
