Last Updated on 24/11/2025 by EL
Cristiano Ronaldo i ka lënë tifozët pa fjalë sërish. Sulmuesi portugez, në moshën 40-vjeçare, realizoi një gol spektakolar me roveshatë në fitoren 4-1 të Al-Nassr ndaj Al-Khaleej, duke çuar ekipin në nëntë fitore radhazi në kampionat.
Al-Nassr dominoi sfidën, me Joao Félix që hapi ndeshjen dhe Ëesley që dyfishoi epërsinë. Al-Khaleej reagoi në fillim të pjesës së dytë me Murad Al-Haësaëi, por Sadio Mane riktheu qetësinë në minutën e 77-të.
E megjithatë, skena kryesore i përkiste Ronaldos. Në minutën e 96-të, ai fluturoi në ajër dhe ekzekutoi një gol identik me atë kundër Juventusit në Champions League më 2018, duke çmendur stadiumin dhe rrjetet sociale./e.t
