Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të.
40-vjeçari, i cili ka shënuar 953 gola për klubin dhe kombëtaren, tha gjithashtu se do të tërhiqej nga futbolli brenda “një ose dy vitesh”.
Kupa e Botës e vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, do të jetë e gjashta për Ronaldon.
Në një intervistë me CNN, kur u pyet nëse Kupa e Botës 2026 do të ishte e fundit për të, Ronaldo tha: “Patjetër që po. Do të jem 41 vjeç dhe mendoj se [ky]do të jetë momenti në garën e madhe.”
Ronaldo, i cili luan futboll në Arabinë Saudite me Al-Nassr, është golashënuesi më i mirë ndërkombëtar i të gjitha kohërave me 143 gola – ndërsa vazhdon të synojë një rekord prej 1,000 golash në karrierë./ MXH
