Last Updated on 20/05/2026 by EL
Nga ARTUR AJAZI
Ngjarja e ndodhur në kufirin me Maqedoninë (një vend i krijuar dhe aspak eutentik, me 40 studentët e nisur nga Tirana për të përkrahur protestën e studentëve në Shkup, mbetet më tepër se domethënëse për ne. dhe jo vetëm për ne, por edhe për qeveisjen tone. Personalisht besoj çdo rresht të shkruar në media mbi sjelljen kafshërore të policisë së Maqedonisë. Personalisht kam patur një ngjarje me policinë kufitare maqedonase. Ishte viti 1992, kur për herën e pare dilja jashtë vendit. Isha i shoqeruar me Albert Tafanin dhe një mik, që dinte maqedonisht. Edhe kur hymë në Maqedoni, por sidomos kur u kthyem, u sollën shumë keq. Fodullë, cinikë, arrogantë, mediokër, shkurt një rracë e keqe, që kur u dilte para shqiptari, e shikonin si “hasmin e tyre”. Na mbajtën 4 orë në doganën e tyre, na thonin “keni vizë bullgare, kthehuni, shkoni në kufirin dhe doganën bullgare, merrni vulën atje, dhe pastaj të kaloni”. Na u desh të paguanim 50 dollarë seicili, plus pritjes 4 orëshe, dhe të kalonim drejt doganës tone, nderkohë që ishte errësuar, ora ishte 21.30. Kjo ndodhi, mu kujtua teksa lexoja lajmin e 40 studentëve të nisu nga Tirana drejt Shkupit. Maqedonasit, prej shekujsh janë spikatur si “më antishqiptarë se serbët”. Ata ndjehen inferior, ndjehen të përbuzur, ndjehen të vegjël para shqiptareve, dhe kjo i vret shumë. Shkrimtari i njohur grek Niko Cariaqis, i ka cilësuar ata “si rraca më e keqe njerëzore në Ballkan”. Ndoshta shkrimtari i viteve ’60 është nisur nga të tjera sentimente, apo ndodhira në shekuj, por fakti është që bullgarët nuk kanë shumë dashamirësi ndaj tyre. Në vitin 1994, Bullgaria kërkoi botërisht të fuste brënda kufinjve të saj një pjesë të mire të Maqedonisë, afërsisht deri në Gostivar. Ndërsa pjesa tjeter me “qitap”, i takonte Shqipërisë. Edhe pse në BE, edhe sot e kësaj dite Bullgaria, nuk tërhiqet nga ambicja e saj. Por duke u kthyer tek protesta e studentëve të Shkupit, do të thosha se, gjuha shqipe mbrohet me ligj nga Kushtetuta e RMV, ish- Maqedonisë, ndaj tentativa për të ndryshuar gjithçka u vendos nga faktori ushtarak i shqiptarëve, mbetet dështim total. Duke besuar plotësisht se problemi i gjuhës mbetet i zgjidhur për studentët shqiptarë në Maqedoni, pasi refuzimi do të sillte trazira të papara në atë shtet -kocaqi, mendoj se sjellja brutale e shtazarake e policisë maqedonase, duhet të jetë shkaku madhor që duhet të ketë Ministria jonë e Brendshme dhe ajo e Jashtme, për të nisur llogaridhënien ndaj strukturave qeveritare të Maqedonisë. Edhe pas 35 viteve, maqedonasit kanë mbetur primitive në sjellje, arrogantë dhe brutalë në reagimet e tyre. Urrejtja ndaj shqiptarëve atje, dhe shqiptarëve të Shqipërisë, i ka kthyer ata në mesjetarë. Shkurt, ata janë rracë e keqe, dhe nuk e meritojnë delikatesën dhe mirësjelljen tonë.
