Last Updated on 05/10/2025 by adminfjala
Qarkullimi i automjeteve në Unazën e Madhe të Tiranës është bllokuar thuajse plotësisht, duke shkaktuar radhë kilometrike dhe kaos në trafikun e kryeqytetit.
Pamjet tregojnë se mjetet janë ndalur për një kohë të gjatë në segmentin e Unazës, ndërsa shoferët e irrituar presin pa informacion të qartë mbi situatën.
Në pritje të më shumë detajeve, qytetarëve u rekomandohet të evitojnë qarkullimin në Unazën e Madhe dhe të përdorin rrugë alternative./kb
