Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, është takuar të premten në Romë me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, në kuadër të një vizite diplomatike që po zhvillon në vend.
Gjatë takimit, Tajani i ka dorëzuar Rubio-s një pemë familjare që gjurmon rrënjët e tij italiane, në një gjest simbolik miqësie dhe lidhjesh historike mes dy vendeve.
Takimi është pjesë e ditës së dytë të angazhimeve diplomatike të Rubio-s në kryeqytetin italian, ku ai po zhvillon bisedime me zyrtarë të lartë të qeverisë.
Në vijim të vizitës, Rubio u takua edhe me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe koordinimit në çështje ndërkombëtare./mxh
