Last Updated on 19/04/2026 by EL
Ervin Salianji, i cili synon të garojë për kryetar të Partisë Demokratike, po zhvillon sot një takim me demokratë të Kukësit.
“Është treguar që Berisha nuk e hap partinë, nuk e bashkon opozitën, nuk i bashkon dot njerëzit dhe ia vetë është dorëzuar, nuk mund të fitojmë dot kurrë nëse nuk ndryshojmë.
Sepse pyetja që është për drejtuesit e PD, si do t’i çojmë më shumë se 800 mijë demokratë në kutitë e votimit kundër pushtetit të Edi Ramës. I thonë shqiptarëve çdo javë është kilometri i fundit, thonë nuk mundim Edi Ramën, po kë të mundim, ne Edi Ramën kemi për të mundur. Opozitë po bën më shumë SPAK-u se PD”,- tha Ervin Salianji./et
