Last Updated on 19/04/2026 by EL
Ervin Salianji, i cili synon të garojë për kryetar të Partisë Demokratike, po zhvillon sot një takim me demokratë të Kukësit.
“Kemi nga viti 2013 që me të njëjtët drejtues po humbim në çdo palë zgjedhje sepse nuk duan të heqin karriget e veta, me ne demokratët u ka hasur sharra në gozhdë sepse nuk po u ecin më mashtrimet. A i vjen turpi atyre që në këtë mënyrë të gënjejnë çdo ditë shqiptarët. Kam një thirrje të sinqertë për drejtuesit dhe zotin Berisha, dil dhe përballu në garë. Jepi mundësinë demokratëve të shprehen e votojnë. Shqiptarët kanë kuptuar një gjë, që të mundet autoritarizmi i qeverisë, duhet të mundet autokratët e opozitës, nuk mund ta lënë që PD të shkatërrohet”,- tha Ervin Salianji./et
