Qeveria Gjermane hodhi poshtë këtë të hënë propozimin e presidentit Rus Vladimir Putin qe ai te ndermjetesoj me ish kancelarin Gjerman Gerhard Schröder ( Ger-hard shrëder) në një përpjekje të mundshme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Rusia e di se cilët janë personat përgjegjës në Europë”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, duke theksuar se ekziston një kuadër i përcaktuar qartë ndërmjetësimi për këtë çështje. Ai shtoi se, nëse Rusia është serioze për negociatat, personat kompetentë nga pala europiane janë tashmë të njohur dhe siguroi se Gjermania do të vazhdojë të marrë pjesë në përpjekjet ndërmjetësuese.
Duke iu referuar rolit të Europës, Kornelius nënvizoi se kontinenti kërkon të ketë pjesën e tij në çdo proces të mundshëm paqeje dhe se i takon Rusisë të pranojë pjesëmarrjen europiane. “Kushtet për armëpushim janë bërë publike dhe janë të qarta. Tani qeveria pret sinjale konkrete nga Moska se dëshiron të negociojë mbi këtë bazë”, deklaroi ai.
Nga ana e partive politike Gjermane të Gjelbërtit dhe të Majtët refuzuan kategorikisht qe Schröder te ndermjetesonte me Putinin fundin e luftes ne Ukraine. Ndersa brena Social Demorakteve, parti nga e cila vjen ish kancelari gjerman reagimiet ishin te perziera. Sa I perket te djathtes Ekstreme ADF, ajo u tregua e hapur ndaj kesaj ideje.
Gerhard Schröder ish kancelari Gjerman nga viti 1998 deri ne vitin 2005 njihet si nje nder aleatet me te ngushte te Vladimir Putin. Pas largimit te tij nga politika ish kancelari ka mbajtur poste te rendesishme ne Kompanite energjitike Ruse ndersa marrdhenia e tij me Kremlinin ka shkaktuar vazhdimisht kritika te forta ne Gjermani dhe brenda Bashkimt Europian./MXH
