Last Updated on 11/05/2026 by Monika
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se nuk bashkohet për asnjë moment me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij në ‘Foltoren’ e radhës së PD-së, Berisha u shpreh se me këtë regjim armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, Rama nuk i ka mbetur asnjë orë legjitimitet.
Po ashtu, kryedemokrati theksoi se vetëm qëndresa e guximshme e qytetarëve do të hapë një kapitull të ri për vendin.
“Me guximin dhe qëndresën tuaj po shkruani një kapitull të ndritur të historisë sonë kombëtare. Ndaj një diktature të bazuar në vjedhjen e shqiptarëve, drogën, krimin, varfërimin e qytetarave. Dëshmoni se jeni në pamposhtur. Se do e mbroni kauzën tuaj me çdo sakrificë. Një regjim armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk ka asnjë orë legjitimitet. Shndërron zgjedhjet në një farsë. Nuk pajtohet me këtë regjim, që për të grabitur zgjedhjet, arreston në vitin elektoral lidershipin e opozitës. Nuk pajtohem me një narkodiktator. Për të sjellë terror, shkelmon Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën, Kartën e OKB-së”,-tha Berisha./mxh
