Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet sot, 3 nëntor, në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” lidhur me aferën e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Pritet të shohim se çfarë do të deklarojë për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion dhe a do të ketë ndonjë zhvillim të ri mbi këtë proces gjyqësor.
Kujtojmë se seanca e 27 tetorit dështoi, për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj, i cili përfaqëson të pandehurin Fatmir Bektashi si dhe kompanitë “Kontakt shpk” dhe “Home Plan shpk”.
Më herët, Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani dhe gjyqtares Irena Gjoka. Ai ka kërkuar shpalljen e akteve në dosje si të pavlefshme.
Kjo dosje, për të cilën hetohet ish-kryeministri, kaloi më 19 maj 2025 për gjykim, pas shtatë muajsh qëndrimi në seancë paraprake. Në këtë dosje janë dërguar për gjykim pesë të pandehur./kb
