Magnezi po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në botën e ushqyerjes dhe shëndetit, dhe sipas specialistëve, kjo nuk është pa arsye.
Ekspertët e ushqyerjes theksojnë se magnezi është një mineral thelbësor që merr pjesë në mbi 300 procese biokimike në trupin e njeriut. Ai ndihmon në sintezën e proteinave, funksionin e muskujve dhe nervave, rregullimin e tensionit të gjakut, prodhimin e energjisë, metabolizmin, si edhe shëndetin e kockave.
Sipas të dhënave, rreth 60% e të rriturve nuk arrijnë sasinë e rekomanduar ditore prej 320–420 mg magnez. Mungesa e tij mund të shfaqet me simptoma si lodhje, ngërçe muskulore, probleme humori dhe nauze. Megjithatë, konfirmimi i mungesës bëhet vetëm përmes analizave të gjakut.
Për të ndihmuar në rritjen e marrjes së magnezit në mënyrë natyrale, nutricionistët rekomandojnë 13 ushqime kryesore që mund të përfshihen lehtësisht në dietën e përditshme:
13 ushqimet e pasura me magnez
Kivi
Kastraveci
Kungulli (butternut dhe acorn squash)
Çokollata e zezë
Avokado
Arrat dhe frutat e thata
Bimët bishtajore (qiqra, fasule, edamame)
Bajamet
Perimet me gjethe jeshile (spinaq, kale, etj.)
Farat (chia, lino, kungulli)
Drithërat e plota
Banania
Salmoni
Ekspertët theksojnë se këto ushqime nuk janë vetëm të pasura me magnez, por edhe me fibra, vitamina dhe antioksidantë që ndihmojnë shëndetin e zemrës, trurit, tretjes dhe kontrollin e sheqerit në gjak.
Sipas nutricionistëve, konsumimi i rregullt i këtyre ushqimeve mund të ndihmojë në:
uljen e rrezikut për sëmundje të zemrës
përmirësimin e funksionit të trurit dhe humorit
rregullimin e tensionit të gjakut
mbështetjen e metabolizmit dhe energjisë
forcimin e kockave
Ekspertët paralajmërojnë se ndërsa magnezi nga ushqimet është i sigurt dhe i dobishëm, suplementet mund të shkaktojnë efekte anësore si diarre ose probleme të tretjes në disa raste, sidomos kur merren në mënyrë të pakontrolluar. Specialistët këshillojnë që mënyra më e mirë për të marrë magnezin e nevojshëm është përmes një diete të balancuar dhe të larmishme, duke përfshirë ushqimet e mësipërme në rutinën e përditshme./mxh
