Katër skuadra janë të përfshira në garën për një vend në Champions League, të ndara nga vetëm 5 pikë. Como kryeson këtë grup me 58 pikë, një më shumë se Juventus me 57.
Roma ndodhet në kuotën e 54 pikëve, ndërsa Atalanta është menjëherë pas saj. Como ka avantazh ndaj Juventus në përballjet direkte, falë dy fitoreve.
Juventus është në avantazh ndaj Romës, pas barazimit 3-3 dhe fitores 2-1. Në rast barazimi pikësh, vendimtare janë përballjet direkte, diferenca e golave dhe më pas golat e shënuar.
Në një skenar me më shumë se dy skuadra me pikë të barabarta, përdoret klasifikimi i veçantë, ku aktualisht Como ka 11 pikë, Atalanta 6 pikë, Juventusi 5 pikë dhe Roma 4 pikë. Ndeshjet direkte mes Atalantës, Juventus dhe Romës pritet të përcaktojnë renditjen finale.
KALENDARI:
COMO: Inter, SASSUOLO, GENOA, Napoli, VERONA, Parma, CREMONESE.
JUVENTUS: ATALANTA, Bologna, MILAN, Verona, LECCE, Fiorentina, TORINO.
ROMA: Pisa, Atalanta, BOLOGNA, Fiorentina, PARMA, Lazio, VERONA.
ATALANTA: Juventus, ROMA, CAGLIARI, Genoa, MILAN, Bologna, FIORENTINA./mxh
