Last Updated on 22/09/2026 by EL
Kombetarja shqiptare të shtunën në orën 20:45 do të nisë edicionin e ri të Ligës së Kombeve përballë Bjellorusisë në Air Albania. Kuqezinjtë e nisin nga Liga C e këtij kompeticioni dhe që më herët kanë shpallur objektiv vendin e parë në grup dhe rikthimin në Ligën B. Përballë Bjellorusisë kuqezinjtë konsiderohen favoritë, por në fushë nuk pritet të jetë e thjeshtë.
Fakt është se përballë kuqezinjve nuk është Bjellorusia e kohëve të arta, që ishte një rival plan prishës për të gjithë kombëtaret e mëdha. Vitet e fundit kjo kombëtare ka patur ulje drastike. Mirëpo situata ka ndryshuar që pas janarit të 2026, pasi te Bjellorusia u emërua trajner Viktor Goncharenko. 49-vjeçari në 4 ndeshje në krye të kësaj kombëtareje ka marrë 3 fitore dhe 1 barazim, duke rikthye optimizmin që mungonte prej kohësh.
Kjo do të thotë se në 2026 Bjellorusia nuk njeh humbje, ndërkohë që mban vendin e 96 në renditjen e FIFA-s. Shqipëria ndërkohë renditet e 67-ta./et
