Pas kërkesës drejtuar Indisë për të ndaluar blerjen e naftës ruse, administrata e Trump dëshiron që edhe Japonia të “sakrifikojë” diçka nga marrëdhëniet e saj me Rusinë. SHBA kërkon që Japonia të ndalojë importin e produkteve energjetike nga Rusia.
Përmes një postimi në “X”, sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent nënvizoi se ka biseduar me Ministrin japonez të Financave, i cili ndodhet për vizitë në Uashington. Ministri japonez i Financave ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij dhe ka mirëpritur propozimin e qeverisë amerikane.
Pavarësisht kërkesës së SHBA, Japonia ka përsëritur shpesh se nuk planifikon të ndalojë blerjen e gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) për arsye të sigurisë energjetike. Kombi aziatik mori rreth 8% të importeve të tij të LNG-së nga Rusia vitin e kaluar. /K.M
