Last Updated on 18/10/2026 by Monika
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, ka reaguar me kritika ndaj Partisë Socialiste dhe strukturave për protestat në vend.
Shehaj shkruan në rrjetet sociale PS po denigrohet, ndërsa figurat kryesore socialiste duket se po e pranojnë këtë situatë.
Sipas Shehajt, sulmet e sotme në selinë e PS-së tregojnë se srtukturat e kësaj partie e kanë kthyer në objekt urrejtjeje dhe tanimë duhet të veprojnë për ta ndaluar këtë çmenduri.
‘Thirrje per drejtuesit e Partise Socialiste ( jo Rilindjes) dhe strukturat.
Ndaloni kete çmenduri.
Si mund te perfaqesohet Partia Socialiste nga keta qe shihni ne foto.
Niko, Elisa, Blend, Ditmir, Damian, Fatmir, Klodiana, si mundet te pranoni kete situate.
Çfare borxhi ju ka ajo parti qe po e lejoni te denigrohet ne kete menyre?
Nje fjale e kam dhe per ju rilindasit qe ju solli Rama me vete, çfare borxhi ju ka ajo parti?
Ju qe nuk luftuat nje dite per te por vetem e molet si lope???
I kthyet strukturat e nje partie ne simboll urrejtje, i kthyet ne patronazhist, nderkohe ishin njerzit me punetore, ishin ata qe troksinin dere me dere e ku u hapej cdo dere shtepie edhe aty ku nuk i jepej vota.
NDALONI KETE CMENDURI’,shkruhet në reagim./Mxh
