Last Updated on 03/05/2025 by adminfjala
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur Qafë Burrel ku një masiv minerali që grumbullohej nga përpunimi i kromit është shembur duke zënë poshtë një fadromë e cila drejtohej nga një i ri.
Ende nuk dihet fati i të riut i cili drejtonte fadromën ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe dhjetëra banorë.
Sipas raportimeve në media, fabrika ku përpunohej minerali i kromit është marrë me qira pak muaj më parë nga dy shtetas kinez./E.S