Shenjtëria e tij Patriarku Ekumenik Bartholomeu u takua më 21 shtator 2026, me Madhërinë e tij Mbretin Charles III në kështjellën Balmoral në Skoci.
Ky ishte takimi i tyre i dytë që nga pranimi i Monarkut Britanik në Fron. E para u zhvillua në tetor 2022. Para kësaj, Gjithë-Shenjtëria e Tij dhe Princi i atëhershëm i Uellsit ishin takuar në Londër.
Si një gjest i jashtëzakonshëm, Mbreti e priti Patriarkun në rezidencën e tij. Biseda e tyre ishte paraparë të zgjaste gjysmë ore por ishte zgjatur edhe një gjysmë ore, në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore.
Pas largimit të Gjithë Shenjtërisë së Tij, Monarku Britanik e shoqëroi atë në dalje të Kalasë.
Duke shoqëruar Gjithë-Shenjtërinë e Tij në këtë takim të rëndësishëm ishin Hirësia e tij Peshkopi Raphael i Ilionit, i cili shërben në Skoci, dhe Eklesiarku i Madh shumë i Reverend Aetios, Drejtor i Zyrës Patriarkale Private./k.m
