Last Updated on 17/05/2026 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim” u ndal te prokurimet publike, ku tha se vendi ynë vlerësohet si i pari në rajon mbi treguesit e kësaj fushe.
Rama foli edhe në lidhje me digjitalizimin e shërbimeve në vendin tonë, si një hap në luftën kundër korrupsionit.
“Prokurimet publike, kapitull që ndryshe nga pasqyrimi, Shqipëria shihet si e transformuar pozitivisht dhe vlerësohet me një progres domethënës. Shqipëria është e para në rajon në të gjithë treguesit e prokurimeve publike, në disa treguese dhe më lart se mesatarja europiane, sipas vlerësimeve nga BE.
Lufta kundër korrupsionit nuk është thjeshte lufta në frontin që mundësuam dhe falë vullnetit, janë rezultatet që tregojnë se qytetarët shërbehen me një klik në një klik në sistemin e shërbimeve digjitale”, tha ai./kb
