Last Updated on 17/05/2026 by Kesjana
Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Kashtëbardhë në Lushnjë. Sipas informacioneve, një automjet ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë makina ka përfunduar në një kanal anash rrugës.
Në automjetin tip “Mercedes-Benz” ndodheshin dy persona. Pasagjeri, bëhet me dije se kishte arritur të dalë vetë nga makina, ndërsa shoferi është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse, pasi ishte i plagosur.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit/kb
