Në fund të vitit 2025, për të gjithë anëtarët e zonës së euros, më shumë se 99.5% i borxhit të tyre bruto të qeverisë së përgjithshme me vlerë nominale ishte i denominuar në euro.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në Çeki dhe Suedi, mbi 90% e borxhit bruto të qeverisë ishte i denominuar në monedhat e tyre kombëtare.
Vetëm për dy vende të BE-së, më shumë se 50% e borxhit të përgjithshëm bruto të qeverisë së tyre ishte i denominuar në valuta të huaja në fund të vitit 2025: Bullgaria me 71% të borxhit të denominuar në euro dhe Rumania me 53%.
Pjesë të konsiderueshme të borxhit në valutë të huaj u vunë re edhe për Hungarinë me 32%, Poloninë me 26% dhe Danimarkën me 24%./Mxh
