Last Updated on 06/05/2026 by EL
Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e katërt 2025 në Shqipëri rezulton pozitive, duke regjistruar 668 lindje më shumë sesa vdekje. Konkretisht, numri i lindjeve për tremujorin e katërt ishte 5.373, duke shënuar një rënie me 10,7%, krahasuar me tremujorin e katërt 2024.
Ndërkohë, numri i vdekjeve për të njëjtën periudhë ishte 4.705, duke shënuar një rënie prej 12,3%, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në tremujorin e katërt 2025, shtatë qarqe të vendit regjistruan shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në pesë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative.
Për tremujorin e katërt 2025, qarku me shtesën natyrore më të lartë ishte Tirana, me 1.547 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët ishte Fieri, me 120 vdekje më shumë sesa lindje.

Lindjet
Në tremujorin e katërt 2025, një qark i vendit regjistroi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan ulje, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024. Qarku Tiranë paraqitet me numrin më të lartë të lindjeve, duke regjistruar 2.589 lindje, ndërsa qarku Gjirokastërparaqitet me numrin më të ulët, me 70 lindje.
Gjithashtu, Qarku Tiranë regjistron rritjen më të lartë në përqindje të lindjeve, me 10,4 %, ndërsa rënien më të theksuar e regjistron qarku Dibër, me 38,9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2024.

Vdekjet
Gjatë tremujorit të katërt 2025, numri më i ulët i vdekjeve është regjistruar në qarkun e Kukësit, me 81 raste, ndërsa numri më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1.042 raste.
Në tremujorin e katërt 2025, të gjitha qarqet shënuan ulje të numri të vdekjeve në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024. Qarku i Korçës shënon rënien më të theksuar të numrit të vdekjeve, me një ulje prej 53,5 %, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024.

Të dhënat tremujore për lindjet dhe vdekjet, në nivel kombëtar dhe qarku, përbëjnë një hallkë të rëndësishme të demografisë së vendit. Ato paraqesin të dhëna mbi ndryshimet në popullsi, të cilat kanë impakt në jetën ekonomike dhe sociale të vendit. Këto të dhëna publikohen mbështetur në Programin e Statistikave Zyrtare 2022-2026./ET
