Shirat e rrëmbyeshëm pranë kryeqytetit japonez u kanë marrë jetën të paktën nëntë personave.
Siç raportoi sot transmetuesi publik NHK, ndërsa fenomeni përmbyti më shumë se 1,000 shtëpi dhe shkaktoi probleme të mëdha për transportin dhe komunikacionin.
Disa nga viktimat u gjetën të bllokuara në makina të zhytura në ujë, të tjerë u mbytën në rrugë, thanë autoritetet në prefekturën Chiba, që kufizohet me Tokyon.
Një stacion meteorologjik mati më shumë se 30 centimetra reshje në 24 orë; ndërsa gushti tani konsiderohet muaji më i lagësht i regjistruar në prefekturë në 60 vitet e fundit, sipas të dhënave nga Agjencia Meteorologjike e Japonisë./Mxh
