Dëshira kryesore e trajnerit Luciano Spalletti te Juventusi është mesfushori Sandro Tonali. Tekniku bardhezi vlerëson edhe Davide Frattesin e Interit, por Tonalin e konsideron profil më të përshtatshëm për objektivat e klubit.
Operacioni për transferimin e tij shihet si i ndërlikuar dhe me kosto të lartë. Për këtë arsye, drejtori ekzekutiv Damien Comolli po shqyrton alternativa për të ulur shpenzimet.
Një prej opsioneve është përfshirja e Jonathan David në një marrëveshje shkëmbimi. Sulmuesi kanadez nuk ka bindur te Juventusi dhe ka pasur vështirësi në aspektin taktik dhe realizues.
Newcastle e sheh David si profil interesant për repartin ofensiv. Ideja është që largimi i tij të ulë vlerën e kërkuar për Tonalin dhe të krijojë hapësirë në buxhetin e pagave./mxh
