Në laboratorët më të avancuar të botës po zhvillohet një teknologji që deri dje dukej fantashkencë: organet artificiale. Përmes bioprintimit 3D dhe qelizave të marra nga pacienti, mjekësia rigjenerative synon të krijojë struktura të plota si veshka dhe mëlçi, duke ulur varësinë nga donatorët. Ekspertët e shohin këtë si një shans për t’i dhënë fund pritjeve të gjata dhe komplikimeve të refuzimit të organeve.
Por paralelisht me entuziazmin, rriten edhe pyetjet etike: kush do ta përballojë këtë teknologji, si do të rregullohet tregu dhe nëse kjo do të çojë drejt një bote ku trupi i njeriut mirëmbahet si një makineri. Debati sapo ka filluar, ndërsa shkenca po ecën me hapa që pak vite më parë duken të paimagjinueshëm./KM
