Last Updated on 28/12/2025 by Kesjana
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëshortja i është drejtuar qendrës së votimit në Prishtinë.
“Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme. I ftoj qytetarët të përdorin mundësinë për të përcaktuar përbërjen e Kuvendit të ardhshëm dhe formimin e qeverisë së re. I falenderoj qytetarët për pjesëmarrjen në fushata dhe durimin që kanë treguar. Besoj se pjesëmarrja do të jetë masive pais reflekton cilësinë e zgjedhjeve dhe legjitimitetin e institucioneve”, tha Kurti ndër të tjera. /Kb
