Një studim i ri konfirmon se bletët përdorin fushën magnetike të Tokës për t’u orientuar dhe për të gjetur rrugën drejt kosheres. Për vite të tëra mendohej se orientimi i tyre bazohej kryesisht në pozicionin e diellit dhe aromën e luleve, por teknologjitë moderne kanë treguar se magnetizmi luan rol kyç.
Ky zbulim mund të ndihmojë në kuptimin e krizës së zhdukjes së bletëve dhe në mënyrat sesi ndotja elektromagnetike mund të ndikojë në sjelljen e tyre./KM
