Tani është zyrtare. Shqipëria do të jetë në vazon e katërt, në rast se kuqezinjtë shkojnë në Botëror. FIFA ka vendosur së fundmi për procedurat e shortit të botërorit, me goglat që do hidhen me 5 dhjetor. Të gjitha skuadrat e Play Off do të bëjnë pjesë në vazon e katërt.
Sipas asaj që u përcaktua, Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara, do të vendosen në vazon 1, si vende pritëse.
Shqipëria, që të shkojë në Botëror duhet të kalojë Poloninë në gjysmëfinale të Play Off të Botërorit dhe në finale fituesen e Suedi-Ukrainë.
