Last Updated on 15/12/2025 by Kesjana
Prej 10 dhjetorit, Australia ka nisur me zbatimin e ligjit për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç. Kompanitë teknologjike duhet të fshijnë ose çaktivizojnë llogaritë e përdoruesve nën limitin e moshës ose në të kundërt do të përballen me gjoba.
Disa vende kanë nisur me shyqrtimin e kësaj qasjeje, por duke e përshtatur sipas nevojave të veta. Ekspertja e teknologjisë, Hatixhe Bilibashi, shprehet në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan se për Shqipërinë do të ishte më e përshtatshme modeli finlandez ku teknologjia nuk përjashtohet, por shërben në dobi të fëmijëve dhe monitorohen vazhdimisht nga prindërit.
Hatixhe Bilibashi: Aty ku Finlanda mëshon më tepër është edukimi i fëmijëve dhe të rinjve. Në shkollë, platformat i ka goxha të reduktuara, e merr teknologjinë nëpërmjet interaktivitetit, mendimit kritik, ka një sistem tjetër dhe i mëshojnë shumë fort pjesës së edukimit duke monitoruar njëkohësisht pjesën e programeve që i përdorin prindërit dhe fëmijët, kanë një kontroll shumë të lartë te sistemet e fëmijëve. Në qoftë se fëmija ka një pajisje në dorë, ajo pajisje është e lidhur me pajisjen e prindit dhe fëmija monitorohet.
Hatixhe Bilibashi: Fokus te edukimi dixhital, kombinuar sigurisht edhe me bazën ligjore. Ndalimi në mënyrë kategorike do të krijonte, ne, përveç pakënaqësive, do të gjenim hapësira të caktuara për t’i aksesuar sërish. Teknologjia na lë gjithmonë hapësirë që ne të mund ta aksesojmë në forma nga më të ndryshmet. Edhe aksesi pa kontroll sërish do të kishte problematikat e veta që nuk do të arrinin të identifikoheshin sepse nëpërmjet filtrave, VPN apo mënyrave të tjera , nëse unë aksesoj diçka ndoshta është pak më e vështirë të identifikohet se çfarë përdor. Kur flasim për të rinjtë, është akoma më kritike nëse nuk kemi kontroll apo monitorim. Një fëmijë 10 vjeç ka një pajisje në dorë dhe ne nuk kemi një monitorim se çfarë bën me këtë pajisje sepse 10-15 vjeç nga ana teknike janë shumë më të përgatitur edhe nga ekspertët e fushës, nuk po flasim për prindër që mund të kenë profesione të ndryshme dhe nuk kanë lidhje me teknologjinë apo teknologjinë e informacionit.
Aldo: Jeni për një kufizim moshe?
Hatixhe Bilibashi: Jam për një kufizim moshe. Ndoshta personalisht do të isha deri te 14 se 15 dhe 16 ëshë një moshë që mund t’i duhen shumë aksese të caktuara, jo domosdoshmërisht do të mendojmë që të gjithë i përdorin rrjetet sociale për qëllime të caktuara, por ka edhe të tjerë, 15-16 vjeçarë që arrijnë dhe punojnë përmes rrjeteve sociale, kështu që pse duhet t’i limitojmë. Deri në 14 mendoj që do të ishte shumë e përshtatshme t’i limitonim./kb
