Shqipëria do të garojë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve, ku do të përballet me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Dy nga transfertat më të gjata do të jenë ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë, ndërsa kjo e fundit i zhvillon ndeshjet si pritëse jashtë territorit të saj.
Në renditjen e FIFA-s, Shqipëria mban vendin e 63-të, Finlanda është e 75-ta, Bjellorusia e 98-ta dhe San Marino e 210-ta.
Ndeshjet e grupit do të luhen gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor. Vendi i parë siguron një mundësi për play-off drejt Euro 2028.
Në përballjet direkte, Shqipëria ka bilanc negativ ndaj Finlandës, por pozitiv ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos.
Ndaj kësaj të fundit, kuqezinjtë kanë katër fitore në katër ndeshje, me 13 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.
BILANCI
Shqipëri – Finlandë: 2 fitore, 4 humbje dhe 1 barazim. 6 gola të shënuar dhe 8 gola të pësuar
Shqipëri – Bjellorusi: 3 fitore, 2 humbje dhe 2 barazime. 10 gola të shënuar dhe 10 gola të pësuar
Shqipëri – San Marino: 4 fitore. 13 gola të shënuar dhe 0 të pësuar/mxh
