Kryepolici Hita ka zhvillluar një konferencë për shtyp, në prag të nisjes së këtij sezoni të ri shkollor.
“Kam kërkuar që masat të zbatohen në terren, përgjegjësia është konkrete. Kam udhëzuar specialistët kundër narkotikëve që të organizojnë kontrolle brenda dhe jashtë perimetrit të sigurisë për ndalimin e përdorimit nga nxënësit. Vëmendje të veçantë edhe për sigurinë rrugore, ku gjatë pushimit të gjatë do të ketë forca të shtuara. Strukturat e krimit kibernetik, dhunës dhe policisë do të jenë të pranishme në shkolla për bullizmin, me qëllim reduktimin e përdorimit të lëndëve narkotike.
Po bashkëpunohet me AKU-në për sigurinë ushqimore me bizneset pranë shkollave, do të ketë kontrolle periodike për skadencën e produkteve dhe kushtet higjeno-sanitare. Rol të rëndësishëm luajnë mësuesit, psikologët dhe oficerët e policisë. Po forcojmë bashkëpunimin, partnerë të rëndësishëm janë bordi i prindërve.
Parandalimi më i rëndësishëm se reagimi. Në kuadër të Smart City, në 20 shkollat e para janë vendosur kamera inteligjente. Teknologjia na mundëson të jemi të shpejtë në reagim dhe më pranë qytetarëve”, tha Hita./k.m
